KQZ gati për votimet e nesërme

KQZ gati për votimet e nesërme

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për procesin e nesërm zgjedhor.

KQZ është gati në aspektin organizativ të procesit zgjedhor dhe ka mbetur nesër në mëngjes të bëhet shpërndarja e fletëvotimeve”, është shprehur Elezi.

Ndërsa, sa i përket numrit të fletëvotimeve të pavlefshme, Elezi tha se përqindja e fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e fundit lokale në vend është për një përqind më i vogël krahasuar me ato lokale të vitit 2017.

“Në çdo proces zgjedhor ka një numër të caktuar të fletëvotimeve të pavlefshme, por nëse flasim më përqindje ky numër është më i vogël krahasuar me zgjedhjet lokale të kaluara për diku 1 përqind dhe kjo duhet të na shërbej në edukimin e qytetarëve”, ka thënë Elezi.

Shpërndaje në: