KQZ-ja bën thirrje për votim në Drenas
Po ashtu, KQZ-ja bën të ditur se janë hapur me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Gllogocit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës.
Përmes një njoftimi për media, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është: 52 mijë e 569.
Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 Vendvotim



