KQZ-ja do të hetojë 255 vendvotime për votat e asambleistëve

KQZ-ja do të hetojë 255 vendvotime për votat e asambleistëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hetojë 10% të vendvotimeve të çdo komune dhe që i takojnë Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Zëdhënësi Valmir Elezi tha se në total janë 255 vendvotime që do të hetohen të cilat që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësisht.

Sipas tij, gjatë pranimit të këtyre vendvotimeve nuk është vërejtur ndonjë parregullësi, por hetimi i tyre do të bëhet me qëllim të saktësisë.

“Këto vendvotime që do të hetohen, e që në total janë 255 vendvotime, janë përzgjedhur rastësisht dhe që gjatë pranimit të materialit të tyre nuk është vërejtur ndonjë parregullësi. Hetimi i tyre ka për qëllim që të vërtetojë nëse këshilli i vendvotimti ka bartur në mënyrë të saktë rezultatin/votat nga Fleta Llogaritëse e Kandidatëve në Formularin e Rezulatit të Kandidatëve. Fleta Llogaritëse e Kandidatëve, është një fletë pune ku regjistrohen votat e kandidatëve gjatë numërimit, para se ato të barten në Formularin e Rezultatit të Kandidatëve”, tha Elezi.

Ai po ashtu bëri të ditur se sipas procedurës, nëse nga hetimi rezulton se ka ndryshime dhe votat nuk janë bartur në mënyrë të saktë, atëherë pas vendimit të KQZ-së do të hapet kutia e votimit për ta saktësuar gjendjen.

Shpërndaje në: