KQZ shpall rezultatet përfundimtare për 20 komuna

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për 20 komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë që u mbajtën më 14 nëntor.

KQZ shpalli rezultatet e 20 komunave nga 21 sa ishin në balotazh, pa Dragashin.

Sipas rezultateve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar në Prishtinë me Përparim Ramën, në Istog me Ilir Feratin, në Fushë Kosovë me kandidatin Burim Berisha, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Viti me Sokol Halitin.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi Komunën e Prizrenit me kandidatin Shaqir Totaj, Gllogocin me Ramiz Lladrovcin, Kaçanikun me Besim Ilazin dhe Vushtrrinë me Ferit Idrizin.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka fituar në komunën e Kamenicës me kandidatin Kadri Rahimaj, në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Shtime me Qemajl Aliun dhe në Gjilan me Alban Hysenin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) fitoi udhëheqësinënë Gjakovë me Ardian Gjinin, Klinën me Zenun Elezajn dhe Rahovecin me Smajl Latifin.

Ndërkaq Nisma Social Demokrate arriti fitore në Malishevë me Ekrem Kastratin.

Në komunën e Obiliqit zgjedhjet në rundin e dytë i fitoi Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin.

Në komunën e Mamushës fitore arriti Abdulhadi Krasniq nga KDTP. Ndërkaq në komunën e Kllokotit balotazhin e fitoi Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe.

Rundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Shpërndaje në: