KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare për balotazhin në Drenas
Ndryshe, në balotazhin për kryetar të Drenasit fitues i zgjedhjeve doli kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci. Ndërsa, kundërkandidat i tij ishte Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën.
Procesi zgjedhor në Drenas është vlerësuar si pozitivi dhe të gjitha palët e kanë pranuar rezultatin.
Komunikata e plotë e KQZ-së dërguar medieve:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
- Hyrje – Znj. Valdete Daka – Kryesuese e Mbledhjes së KQZ-së;
- Raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve:
– Shpallja e Rezultateve Përfundimtare për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Gllogoc, të mbajtura më 18 dhjetor 2016.
- Të ndryshme;



