KQZ tregon rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 11 qershorit

KQZ tregon rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 11 qershorit

Pothuajse pas një muaji, Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, transmeton Periskopi.  

Kryetarja e këtij Komisioni, Valdete Daka, tha se institucioni që ajo udhëheq ka respektuar të gjitha procedurat e parapara me ligj, gjersa kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për vonesat që janë shkaktuar në përmbylljen e procesit zgjedhor.

Ajo bëri të ditur se koalicioni PAN ka zyrtarisht 33.74 për qind, pas saj është Lëvizja Vetëvendosje me 27.49 për qind ndërsa koalicioni tjetër LAA ka 25.53 për qind.

Koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka 32 ulëse, ndërsa koalicioni LAA 29 ulëse. Me nëntë ulëse është Lista Serbe.

 

Shpërndaje në: