Krahët e Mohimit

Krahët e Mohimit

Artikull i marrë nga Mangalmedia.net, përkthyer nga Periskopi.

Kjo fotografi i thotë të gjitha. Peter Handke në një safari gjenocidi në Srebrenicë, pak muaj pas krimeve të pashprehshme që ndodhën në atë vend. Poeti i madh i bardhë evropian është fronti dhe qendra, duke bllokuar pamjen e shenjës së qytetit në cirilik të cilën ai me sa duket s’mund ta lexojë. Në prapavijë, ne shohim disa njerëz, një veturë, një ndërmarrje industriale, shtëpi dhe kodra.

Ai është i veshur krejt në të zeza, sikur të thoshte: ja ku jam, engjëlli i vdekjes. Binjaku djallëzor i karakterit të Bruno Ganzit në Krahët e Dëshirës, që lëngon të zhys veten mes vdekatarëve. Por për dallim nga engjëjt e filmit që e bashkë-shkroi, Handkes nuk duket se i bën për njerëzit e tokës. Siç observon Xhevad Karahasan [Dzevad Karahasan], në “Udhëtim drejt Lumenjve: Drejtësi për Serbinë, nuk mund të kategorizohet si një kujtim udhëtimesh sepse autori është krejt i çinteresuar për kulturën lokale, për zakonet dhe historinë. E mos të flasim për të zhvendosurit dhe të vdekurit. I vetmi qëllim i atij pak informacioni që ai sjell është të shfaq Handken, të tregojë se ai ishte aty.

Në vitin 1994, Radovan Karaxhiq [Karadzic] ftoi mysafirin e tij, poetin rus Eduard Limonov, në zyret e tij në Pale. Gjatë një turi në vijat e frontit në Sarajevë, Limonovi kishte qëlluar me një armë kundër-ajrore drejt qytetit të rrethuar. Në librin e tij, Kaltërsitë e Sarajevës, Semezdin Mehmedinoviq, thotë se Limonovi erdhi në Pale për “konsistencë letrare.” Dikush mund të thotë që Handke shkoi në varrimin e Millosheviqit për po të njëjtën arsye. Në eulogjinë e tij për rastin thuhet kjo:

“Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Jugosllavinë, Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviqin. E ashtuquajtura botë e di të vërtetën… unë nuk e di. Unë shikoj. Dëgjoj. Ndjej. Prandaj jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbinë, pranë Sllobodan Millosheviqit.”

Çdokush që ishte subjekt i këtij vështrimi kolonial do ta njohë këtë solipsizëm të kotë, përkthen Periskopi.

Për Toni Morrisonin, shkrimtaren e madhe me ngjyrë amerikane, funksioni serioz i racizmit është një shpërqendrim. Iu shpërqendron që ta bëni punën tuaj. Peter Hanke e kalon kohën e tij në vetë-shprehje të zgjuara dhe në eksperimentime formale. Siç e thotë komiteti i Nobelit [në arsyetimin për dhënien e çmimit], ai eksploron “periferinë dhe specifikën e eksperiencës njerëzore.” Ai përdor pasaportën e tij të fuqishme evropiane për të udhëtuar në fushat e vrasjeve në periferi [vendet ku të zhvendosur dhe njerëzit në ekzil nuk mund të kthehen] dhe të prodhojnë selfie letrare. Intelektualët dhe institucionet evropiane më pas e shpallin korpusin e tij kolonialist si përfaqësues të civilizimit evropian. Kështu, hierarkitë mbahen. Ne, ndërkohë, jemi të detyrojmë të harxhojmë shumë kohë që të mbrojmë veten nga kjo dhunë.

Për Handken dhe dishepujt e tij, trajtimi i njerëzve nga Ballkani si nën-njerëz, duke e mohuar gjenocidin, duke përqeshur viktimat e luftës, duke trivializuar dhimbjen tonë dhe falsifikuar historinë tonë, ka pak kuptim e rëndësi.

Duhet të theksohet që kjo nuk ka të bëj vetëm me opinionet private të Handkes. Ai ka qenë duke promovuar narrativën mohuese, apologjetë dhe nacionaliste rreth Luftërave Jugosllave në veprat e tij letrare për më shumë se dy dekada. Mjaft u tha për “ndarjen e artit nga artisti”. Vetë ky burrë, nuk pajtohet me idenë: “Ajo që shkruaj dhe ajo që them nuk mund të ndahen.”

“Si boshnjakë, sirianë, shqiptarë, ne nuk kemi privilegjin që të mendojmë për emrat e Chomskyt, Handkes dhe për ngjyrën e penave të tyre pa ditur se ajo çka mendonin dhe shkruanin këta njerëz na e vodhi njerëzinë prej nesh. Ne nuk e kemi privilegjin që thjesht të mos pajtohemi me ta në formë akademike apo artistike. Ne nuk e kemi privilegjin që ta shpërfillim këtë punë, jo sërish.” – thotë Dzenita Kariq.

Për ta lexuar të plotë artikullin e shkruar nga Adnan Delaliq, Periskopi iu fton që të klikoni KËTU.

Shpërndaje në: