Krasniqi: Aktivistët e VV-së me gjuhën e tyre, arsyeja pse kam me vazhdu me u marrë me politikë

Periskopi.com Lajme

Një luftë virtuale ka nisur në mes kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të PSD-së, veçmas pas natës së kaluar, ku Salih Zyba nga VV në llogarinë e tij Facebook ironizoi me rezultatin e zgjedhjeve të PSD-së, me theks të veçantë të kryetarit të këtij subjekti.

Ndërsa një shkrim tjetër, sot vjen edhe nga Frashër Krasniqi nga PSD. Ai ka thënë se pikërisht shprehjet kërcënuese të aktivistëve të VV-së, do ta bëjnë atë të vazhdojë të merret me politikë.

“Aktivistët e VV-së që rrugës tu ecë, po mdrejtohen me shprehjet “kemi me ju zhbi prej k’tuhit”, “a hala ske ike prej Kosove a?”… janë arsyeja pse kam me vazhdu edhe ma tutje me u marrë me politikë.

Sepse sa herë që në pushtet vjen popullizmi, autokracia e hakmarrja, ka me pasë hapësirë për rezistencë e aktivizëm politik e qytetarë”, ka shkruar Krasniqi.

 

Shpërndaje në: