Krasniqi dhe Bosel në peshë të njëjtë – përfundojnë matjet para meçit që zhvillohet nesër

Krasniqi dhe Bosel në peshë të njëjtë – përfundojnë matjet para meçit që zhvillohet nesër

Robin Krasniqi dhe Dominic Bosel kanë finalizuar matjet përfundimtare para meçit.

Nesër, boksieri me prejardhje nga Kosova, Robin Krasniqi, do të luftojë për të ruajtur titullin e tij të IBO, përcjell Periskopi.

Krasniqi lufton pikërisht kundër atij ndaj të cilit e mori këtë titull, Bosel.

Rimeçi mes Bosel dhe Krasniqit zhvillohet me fillim nga ora 23:00.

Matjet përfundimtare i kanë nxjerrë të dy boksierët me nga 79,3 kilogramë. /Periskopi/

Shpërndaje në: