Krasniqi: I tronditur thellë me rastin në Deçan, organet sa më shpejt të zbardhin rastin

Krasniqi: I tronditur thellë me rastin në Deçan, organet sa më shpejt të zbardhin rastin

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi lidhur me rastin e rëndë në Deçan shkruan se është i tronditur.

Ai shkruan:

“I tronditur thellë me sulmin makabër në Deçan!

Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.

Organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë.”/Periskopi/

Shpërndaje në: