Krasniqi i VV’së bie në kurthin e ”Zërit të Amelikës”, shpërndan ‘lajmin’ se Kurti i dha leksione Macronit

Krasniqi i VV’së bie në kurthin e ”Zërit të Amelikës”, shpërndan ‘lajmin’ se Kurti i dha leksione Macronit

Po besojmë të gjithë tashmë e dinë natyrën e emisionit ‘’Zëri i Amelikës’’ që transmetohet çdo javë në T7.

Një edicion satirik i lajmeve, që të bën të qeshësh me thumbimet që u bëhen politikanëve të caktuar.

Megjithëkëtë, duket se në ‘grackën’ e këtij emisioni ka rënë deputeti i Vetëvendosjes, Gani Krasniqi.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një video ku kinse kryeministri Albin Kurti ka dhënë leksione për presidentin francez, Emmanuel Macron. Natyrisht kjo është një tallje.

Urojmë që deputet Krasniqi të mos jetë mburrur me këtë ‘informacion’ që ka parë në ‘’Zërin e Amelikës”./PERISKOPI/

VIDEO:

Shpërndaje në: