Krasniqi: Jam dëgjuar shkurtimisht me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve

Krasniqi: Jam dëgjuar shkurtimisht me Thaçin e Veselin pas zgjedhjeve

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se pas rezultatit zgjedhor të 14 nëntorit, ka biseduar me ish-presidentin Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e partisë Kadri Veselin.

I pyetur nëse nëse pas këtij rundi zgjedhor dhe shpalljes së rezultateve pati diskutime mes tyre, Krasniqi tha se është dëgjuar shkurtimisht me ta.

”Unë bisedoj me ta [Kadri Veselin & Hashim Thaçin] në kuptimin miqësor, para së gjithash. Sepse përtej pozicionesh dhe bashkëpunimit ne kemi krijuar raporte miqësore, por po jam dëgjuar shkurtimisht me ta, po”, tha Krasniqi në Rubikon.

Shpërndaje në: