Krasniqi: KEDS-i i paaftë në sigurimin e energjisë elektrike

Krasniqi: KEDS-i i paaftë në sigurimin e energjisë elektrike

Kriza energjetike në vend ka bërë që të reagohet nga institucione shtetërore dhe jo vetëm, me ç’rast u bë e mundur sanimi i gjendjes, që konsiderohet, e përkohshme.

Përgjithësisht u kritikua qasja jo korrekte nga ana e KEDS-it.

“Jemi të befasur për veprime të shpejta nga KEDS, ndonëse kemi kërkuar që të ketë masa parapake dhe të jetë informimi në kohë”, tha Skënder Krasniqi, përfaqëues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës në RTK.

Ai kritkoi KEDS-in dhe qeverinë për, siç tha ai, paaftësinë e tyre në sigurimin e energjisë elektrike.

“Bizneset kanë nevojë që të njoftohen në kohë, në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, jo të veprohet, kështu, pa paraljmërim, duke shkaktuar dëme te bizneset”, tha Krasniqi.

Më tej ai lavdëroi gjestin e KESh-it që po i del në ndihmë Kosovës në furnizimin me energji elektrike, kur dihet se Shqipëria, deri më tani, është furnizuar nga Kosova në kohë vere.

Shpërndaje në: