Krasniqi-Konjufcës: Mos u lësho në stilin e militantëve të VV’së, ju i keni ndjekë njerëzit me stupca
Sonte në Rubikon janë përplasur Memli Krasniqi i PDK’së dhe Glauk Konjufca i VV’së.
Konjufca e nisi me atë se Kadri Veseli kishte kapur edhe sistemin e drejtësisë, transmeton Periskopi.
Menjëherë reagoi Krasniqi duke i thënë ‘’Mos u lësho në atë stilin e militantëve të lodhtë që i ke të VV’së’’
‘’Ju nuk e doni e as nuk e respektoni Kosovën. As himnin e flamurin. Na nuk kemi vija të kuqe sikurse ju që krejt mas datës 7 keni me i bë të gjelbërta. Një njeri që është i dhunës, ka ndjek njerëzit me stupca. Ju jeni të njejtit.’’, tha Krasniqi.
Ndërsa Konjufca ia ktheu se kur ‘’PDK ka pasë pushtetin me rastin Toka, cka ka bërë me drejtësinë’’./PERISKOPI/



