Krasniqi: Mbi 300 mijë nxënës qe tre javë pa mësim për shkak të kokëfortësisë së Kurtit

Krasniqi: Mbi 300 mijë nxënës qe tre javë pa mësim për shkak të kokëfortësisë së Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se “refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit”.

Krasniqi ka shkruar në Facebook, të dielën se mbi 300 mijë nxënës do të duhej të ishin në shkolla sot.

“Nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente”, ka thënë ai.

“Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t’ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t’i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë”, ka vazhduar Krasniqi.

Ai i ka thënë Kurtit se “për hir të fëmijëve të gjejë zgjidhje”.

Greva në arsim ka nisur më 25 gusht.

Përkundër një takimi në mes Albin Kurtit dhe kryetarit të Sindikatës, Rrahman Jasharaj, nuk ka pasur marrëveshje. Rrjedhimisht greva ka vazhduar.

Shpërndaje në: