Krasniqi: Ndryshimi nuk vjen me kryeministrat e bizneseve të pista

Krasniqi: Ndryshimi nuk vjen me kryeministrat e bizneseve të pista

Sipas Krasniqit, ndryshimi nuk vjen me kapësit e shtetit dhe  me kapësit e sistemit të drejtësisë.

Ish kryeparlamentari  ka shtuar se “ndryshimi nuk vjen me kryeministrat e terminaleve te pa ligjshme e bizneseve te pista”.

Postimi pa ndërhyrje i Krasniqit në Facebook

Nisma për Kosovën dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.

Nisma do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë.

I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës për ndryshime se nuk do të pendohen.  Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve. I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim. I premtojmë çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne vjen ndryshimi i madh.

Nisma dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë. Nisma do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medias. Nisma do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës. Ndryshimi nuk vjen me kapësit e shtetit.

Me kapësit e Sistemit te Drejtësisë. Ndryshimi nuk vjen me Kryeministrat e Terminaleve te pa ligjshme e bizneseve te pista!

Shpërndaje në: