Krasniqi: Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të prekurit e tragjedisë

Krasniqi: Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të prekurit e tragjedisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga tragjedia e autobusit në Bullgari.

Krasniqi shkruan:

I tronditur e i prekur thellësisht nga tragjedia në Bullgari, që mori jetën e 46 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, bashkëkombësve tanë shqiptarë dhe familjeve të të gjithë viktimave ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për shuarjen e më të dashurve të tyre.

Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie.

Shpërndaje në: