Krasniqi: Në Speciale, beteja e fundit për të drejtën tonë historike

Krasniqi: Në Speciale, beteja e fundit për të drejtën tonë historike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në intervistë për “RTK Prime” foli për shumë tema të aktualitetit politik e social.

Derisa foli për Gjykatën Speciale, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi se nuk është gabim që të diskutohet më shumë për proceset atje.

“Raporti i Dick Marty-t që çoi në themelimin e  kësaj gjykate, nuk doli të ketë asgjë të vërtetë”, tha Krasniqi duke shtuar se veprimet e Shqipërisë dhe kryeministrit Rama, janë për tu përshëndetur, për inicimin e një rezolute ndaj këtij raporti.

“Procesin duhet parë të ndarë nga politika, por heshtja për të vërtetën nuk na bën nder”, tha Krasniqi. “Radovan Karaxhiqin e kanë dënuar 40 vjet për gjenocid e Salih Mustafën të kërkohet të dënohet me 35 vjet, më falni, unë nuk jam jurist, por edhe laik të jesh, kjo duket pa kuptim”.

Ai tha se ka qenë në Hagë dhe ka takuar të akuzuarit dhe është fascinuar me kthjelltësinë dhe fokusin që kanë për rastin.

“Ata duan të ballafaqohen me akuzat dhe është padrejtësi që pas dy vjetësh që po mbahen në paraburgim, ata nuk po kanë mundësi ta mbrojnë vetën”, tha kryetari i PDK-së.

Kreu i kësaj partie opozitare u shpreh më tej se të gjithë besojnë në pafajësinë dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së.

“Me keqardhje, por janë këta njerëz që po bëjnë betejën e fundit për të drejtën tonë historike”, tha Krasniqi.

Shpërndaje në: