Krasniqi nuk ia del të ruajë titullin e kampionit – Boesel rikthen nderin

Krasniqi nuk ia del të ruajë titullin e kampionit – Boesel rikthen nderin

Dominic Boesel ka rikthyer titullin e kampionit të IBO.

Robin Krasniqi nuk ia ka arritur të mbrojë titullin e kampionit të botës në IBO në kategorinë e tij, shkruan Periskopi.

Boksieri me prejardhje nga Kosova e nisi mirë meçin, por energjitë e tij e tradhtuan gjatë rrugëtimit 12 raundësh.

Junikasi mund t’i jepte fund meçit qysh në fundin e raundit të gjashtë, por edhe atij të tetit, por Boesel qëndroi.

Djaloshi kosovar arriti të bënte goditje të mira edhe në dy raundet e fundit, por nuk e mbylli dot parakohe.

Më pas, Krasniqi humbi meçin me anë të vendimit të jurisë, pas 12 raundeve luftë.

Dueli mes Krasniqit dhe Boesel, përveç titullit të IBO ishte e vlefshme edhe për të marrë pikë për të kontestuar titullin e WBA. /Periskopi/

Shpërndaje në: