Krasniqi: Nuk jemi si Vetëvendosje, mos prisni prej neve molotovë në Kuvend

Krasniqi: Nuk jemi si Vetëvendosje, mos prisni prej neve molotovë në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK është parti opozitare aktive. Ai ka kundërshtuar konstatimet e analistëve në emisionin Pressing, që partia që ai e udhëheqë është e heshtur përballë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurit.

Megjithatë, Krasniqi ka thënë se nga PDK nuk duhet të priten molotovë e gaz lotsjellës në Kuvend

“Konstatim ma i pasaktë se me thënë që ne jemi të heshtur, nuk ka. E kam thënë edhe më herë, prej neve nëse presin nga ne me gjujtë molotov ose gaz lotsjellës në Kuvend, ne kurrë s’kemi me bo. Ne nuk e bëjmë atë punë”, ka deklaruar ai në Pressing.

Krasniqi ka thënë se PDK nuk është parti e cila opozitarizmin e bën në mënyrë të dhunshme dhe kundër vendit.

“Ato metoda të VV-së, janë ato, të cilave jemi t’u ia pa sherrin ende edhe sot”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka thënë se PDK është aktive në ngritjen e çështjeve të ndryshme në interes të qytetarëve.

“Ne opozitarizmin tonë e kemi shumë konkret. Nuk ka temë në këtë vend që s’e kemi ngritë ne, prej energjisë në shtator, duke ofru edhe alternativa. E kemi ngritë edhe çështjen e komisionit hetimor. Kemi pasur iniciativë për me ulë dhe suspendu TVSH-në për artikujt elementarë. E kemi pa ardhjen e krizës, por s’e kanë pranuar propozimin tonë”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: