Krasniqi: Nuk kam thënë qe unë e kam shpallë pavarësinë

Krasniqi: Nuk kam thënë qe unë e kam shpallë pavarësinë

Ish kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përmirësuar vetën duke mohuar të ketë thënë në intervistën për kTV-në se ishte momenti kur ai e lexoi deklaratën e pavarësisë ai kur edhe u shpall pavarësia e jo gjatë leximit të saj nga asokohe kryeministri Hashim Thaci, ish bashkëpuëntorë I tij partiak.

Krasniqi përmes një reagimi në Facebook, ka lënë të kuptohet që është nxjerrë nga konteksti përgjigja e tij.
Ja cka shkruan ai:

PAVARËSIA ËSHTË VEPËR E LUFTËS ÇLIRIMTARE, E FORMALIZUAR NË KUVENDIN E KOSOVËS

Koha.net e paska nxjerrë nga intervista e dhënë në KTV se:

“Krasniqi, që thotë se ka pasur pak rëndësi se kush e lexoi deklaratën, e konsideron veten si njeriu që shpalli pavarësinë.”
Nuk e di si kanë ardhur në përfundim të tillë, por në asnjë rast, jo vetëm aktin e Pavarësisë, por as një ngjarje historike nuk e kam personalizuar. Pasi unë e kam bindjen se Pavarësinë e kanë shpallë përfaqësuesit e zgjedhur të qytetarëve të Kosovës. Jo vetëm unë, por askush nuk mund ta përvetësoi kontributin e brezave për liri e pavarësi! Unë më se paku kam nevojë përvetësimi, e sidomos të një ngjarje që nuk mund të përvetësohet. Pastaj, nëse veç duhet personalizuar Aktin e Lirisë e Pavarësisë së Kosovës – ajo meritë i takon vetëm njërit – Adem Legjendarit e askujt tjetër!
Jam i bindur se askush që e dëgjon intervistën në fjalë nuk mund të vije të një përfundim i tillë. Po edhe nëse e kam thënë, kam gabuar.
Ne, e dimë se deklarata për Pavarësi janë bërë edhe herë të tjera para luftës çlirimtare, por pa Luftën Çlirimtare, pa sakrificat e shumta njerëzore, Pavarësia nuk do të ndodhte kurrë, si edhe nuk ndodhi!
Pastaj as një ligj apo akt tjetër si vendim a rezolutë në Kuvend, nuk mund të konsiderohet akt me fuqi ligjore a vendimi pa u votua në Kuvend nga deputetët. Kjo vlen edhe për Deklaratën e Pavarësisë! Kuvendi e ka zyrtarizuar dhe i ka dhënë fuqinë Deklaratës së Pavarësisë.
Mbase përvetësimi i shumë çkaje është bërë kulturë në Kosovë! Siç është po behët lajm vetëm lajmi i keq?!

Shpërndaje në: