Krasniqi pas themelimit të Komisionit: Qytetarët do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë rrymën

Krasniqi pas themelimit të Komisionit: Qytetarët do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë rrymën

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas themelimit të Komisionit Hetimor për rrymën, komision ky i propozuar nga partia e tij, përcjell Periskopi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot, në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia, u ruajt kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë”.

“Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës e me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend.

Krasniqi ndër të tjera u shpreh se pas themelimit të këtoj Komisioni, qytetarët do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

“Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë.

Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”, shkroi Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot, në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia! U ruajt kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikqyrje të punës së Qeverisë.

Përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës e me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend.

Mbi të gjitha, qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji.

Po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë.

Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja./PERISKOPI/

Shpërndaje në: