Krasniqi për 5 Majin: Jemi përjetësisht mirënjohës dhe të mishëruar me idealet e dëshmorëve

Krasniqi për 5 Majin: Jemi përjetësisht mirënjohës dhe të mishëruar me idealet e dëshmorëve

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, ka kujtuar të gjithë të rënët.

Krasniqi, thotë se jemi përjetësisht mirënjohës dhe thellësisht të mishëruar me idealet e dëshmorëve të kombit tonë.

“Në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, e në përkujtim të të gjithë atyre qe me shembullin personal e ndërtuan idenë tonë të përkatësisë, atdhedashurisë dhe lirisë, jemi përjetësisht mirënjohës dhe thellësisht të mishëruar me idealet e dëshmorëve të kombit tonë, për të cilat ideale ata qëndruan dhe ranë për tu ngritur përgjithmonë në histori e në përjetësi. Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shpërndaje në: