Krasniqi për Albin Kurtin: Nuk mund të bëhet kryeministër një njeri që s’e mbajti bashkë as partinë
Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk mund të bëhet kryeministër një njeri që s’ka mundur ta mbajë bashkë as partinë e tij, duke aluduar tek Albin Kurti, transmeton Periskopi.
Tutje Krasniqi sonte në Rubikon ka thënë se Kurti ka ndryshuar shpesh qëndrimet dhe fjalët.
‘’Albin Kurti është ka ndryshuar fjalët, programin dhe gjithçka tjetër. Prej pseudopatriotit që kërkonte bashkim kombëtar, nuk i jep hapësirë as pjesës së ekonomisë liberale. Prej atij që ishte edhe kundër kobmëtares së Kosovës’’
‘’Nuk mund të jetë kryeministër një njeri që s’ka mujt me mbajt bashkë as një parti. Ai s’mund ta mbajë bashkë as Qeverinë, grupin e qytetarëvëe e as shoqërinë’’/PERISKOPI/



