Krasniqi: Përgjimet tregojnë nivelin e Grabovcit dhe Shalës
Përgjigmet ” Dosjes së Shefave XXII” të publikuara sot nga Insajderi, ku protagonist është ish – kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, sipas tij nxjerrin në pahë jo-seriozitetein e Adem grabovcit dhe Naser Shalës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se këto përgjime tregojnë shantazhe ndaj tij, duke theksuar se pavarësisht kësaj askush nuk ka mundur ta shantazhojë atë.
” Biseda private e Adem Grabovcit dhe Naser Shalës ku përmendet emri im nxjerr në shesh joseriozitetin e këtyre personave dhe talljet me të cilat kënaqen njerëzit e nivelit të tyre. Edhe pse shihet qartë që shantazhet ndaj meje janë të thëna në një kontekst talljeje, më mbetet të theksoj një gjë që e dinë fare mirë Adem Grabovci, dhe sidomos eprorët e tij: As njerëzit me fytyra e as njerëzit pa fytyra asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kanë mundur të më shantazhojnë. Mjerë për ata që kënaqen duke parë ëndrra zgjuar dhe duke i marrë ëndrrat e veta për realitet”, thuhet në reagimin e Krasniqit.



