Krasniqi: Shtyrje të zgjedhjeve se me gjasë VV-së s’po i dalin sondazhet mirë

Krasniqi: Shtyrje të zgjedhjeve se me gjasë VV-së s’po i dalin sondazhet mirë

Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus ka thënë se Lëvizja Vetëvendsoje e ka hedhur në publik idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale që janë caktuar të mbahen më 17 tetor.

Krasniqi tha se arsyeja e kësaj është përkeqësimi i gjendjes me pandeminë.

Por, ai theksoi se këtë ndjeshmëri nuk e kishin në zgjedhjet e 14 shkurtit sepse janë ndjerë afër pushtetit.

Albert Krasniqi shtoi se numrat nuk po dalin mirë për zgjedhjet lokale prandaj përnjëherë po shqetësohen për shëndetin publik.

“LVV paska hedhur në publik idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, me pretekstin se mund të përkeqësohet situata me pandeminë. Është mirë kur politikanët tregohen të ndjeshëm ndaj shëndetit të qytetarëve, por këtë ndjeshmëri nuk e kemi parë në zgjedhjet e 14 shkurtit kur ftonin qytetarët të merrnin pjesë në marshe masive të fushatës zgjedhore. Atëherë mund të jenë ndjerë më afër pushtetit”.

“Sot, kur me gjasë numrat nuk po dalin mirë për zgjedhjet lokale, përnjëherë shqetësohen për shëndetin publik! Një gjë duhet pasur parasysh, që shtyrja e zgjedhjeve nuk e fsheh paaftësinë, papërgjegjësinë dhe pandjeshmërinë e shpërfaqur nga kjo Qeveri në gjithë situatën me pandeminë”.

” Përtej kufizimeve ligjore për shtyrje të zgjedhjeve, nuk është as e nevojshme. E tërë çfarë duhet të bëhet është shkurtimi i fushatës zgjedhore në marrëveshje me të gjitha paritë politike. Gjatë kësaj periudhe të shkurtuar të fushatës të mos lejohen tubime publike përmbi numrin e lejuar nga IKSHPK-ja, dhe që secili aktivitet publik i fushatës të monitorohet nga inspektorët për respektimin e masave”.

Shpërndaje në: