Krasniqi: S’mbahet peng shteti për një kandidat, Albulena Haxhiu s’ka vota

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi ka folur para mediave pas ndërprerjes së seancës, raporton Periskopi.
Ai u shpreh se të ndërrohet emri i Haxhiut dhe të zgjidhet një tjetër.
Sipas Krasniqit, kështu VV-ja po mundohet me mbajt peng shtetin.
“S’kanë shumicë parlamentare…Ndërrojeni kanidatin, sepse është e tuprshme dhe dëmtuese për vendin tonë…Dojnë me ba me zor Haxhiun, nuk kalon ajo, i kanë edhe 47 tjerë…Nuk mundesh 7 herë me provu të njëjtin njeri, dhe ne prap me ardhë të martën, e me ardh prap me të njëjtin njeri”.
“Bllokada është për Kurtin, po e sakrifikon Albulena Haxhiun, sepse ai nuk po mundet me u ba kryeministër”.