Krasniqi: Trashëgimtare e UÇK-së ka qenë dhe mbetet PDK-ja  

Krasniqi: Trashëgimtare e UÇK-së ka qenë dhe mbetet PDK-ja   

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK është partia e vetme trashëgimtare e UÇK’së.

“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja. Pse e kanë kryetarin ish-komandant nuk do të thotë se janë trashëgimtare.”, ka thënë ai.

“Ne jemi trashëgimtar. Po ju tregoj edhe disa fakte. Në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit. Kam qenë gazetar i ri i AP’së. Kam pritur deri në mëngjes kur është nënshkruar marrëveshja. Është paraparë që të krijohet një drejtori politike e cila më vonë është PDK’ja.  Shtëpia e parë e ushtarëve të PDK’së është PDK’ja. As në kuptimin legal e as historik nuk kanë pretendim në zinxhirin historik të UCK’së”, shtoi ai.

Këto deklarata Krasniqi i bërë kur u pyet se pse nuk u arrit një kolicion parazgjedhor me Nismën, duke thënë se kanë disa dallime.

“Kemi dallime me Nismën edhe në aspektin ideologjik sepse ata janë parti e majt ndërsa ne jemi parti e qendrës së djathët”, ka thënë ai./Periskopi/

Shpërndaje në: