Krasniqi tregon pse i janë drejtuar kushtetueses për votat e ardhura me vonesë

Krasniqi tregon  pse i janë drejtuar kushtetueses për votat e ardhura me vonesë

Sot pasdite është publikuar një dokument ekskluziv ku sipas tij, koalicioni NISMA-AKR-PD i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që ta vlersojë kushtetueshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme për votat me postë të cilat kanë arritur në Kosovë me vonesë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma’s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë kushtetueshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme për votat me postë të cilat kanë ardhur me vonesë sipas Ligjit për Zgjedhje, i cili asnjëherë nuk është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese .

“Konsiderojmë se vendimi i Gjykatës Supreme është arbitrar sepse e interpreton nenin 3 të protokollit 1 si norme ligjore dhe jo normë kushtetuese. Prandaj kemi kërkuar nga gjykata kushtetuese të vertetojë nëse vendimi i gjykatës supreme është arbitrar dhe anikushtetues”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ai beson se Gjykata Kushtetuese do të merr vendim për masë të përkohëshme deri në marrjen e vendimit për sqarimin e kushtetueshmërisë të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me votat me postë të ardhura me vonesë.

Rikujtojmë se kundër pranimit të këtyre votave kanë qenë edhe dy partitë e mëdha në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Shpërndaje në: