Krasniqi uron 28 Nëntorin: Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën

Krasniqi uron 28 Nëntorin: Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar sot festën e Flamurit të Shqipërisë, 28 Nëntorin.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka përmendur disa nga thëniet e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemailit si dhe Adem Jasharit.

Ai ka thënë se sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona.

“Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve”, ka thënë Krasniqi.

Shpërndaje në: