Krasniqi vazhdon të shkëlqej në Malajzi, një gol dhe dy asistime (Video)

Liridon Krasniqi po vazhdon të shkëlqej në kampionatin e Malajzisë.
Futbollisti kosovar ka shënuar një gol dhe dy asistime në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Kedah FA, e cila e mposhti 5 me 0 ekipin e Uitm.
Krasniqi shënoi në minutën e 44-të, ndërsa bëri dy super asistime gjatë lojës, duke treguar edhe njëherë formën e jashtëzakonshme në të cilën po kalon.
Lojtari nga Komuna e Vitisë, shpresonë se Albert Bunjaki, trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, ta ftoj atë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës gjatë muajit shtator dhe tetor.
https://www.youtube.com/watch?v=x6hoZUjSCbU