Krasniqi: Vetëm gjatë dy muajve të fundit të qeverisë Kurti, KEDS-i është subvencionuar me rreth 45 milionë euro

Krasniqi: Vetëm gjatë dy muajve të fundit të qeverisë Kurti, KEDS-i është subvencionuar me rreth 45 milionë euro

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, ka akuzuar qeverinë se po punon për interesta e KEDS’it teksa ka thënë se kjo kompani duhet të nacionalizohet.

Krasniqi, ka thënë se përpos ZRE’së edhe qeveria ka punuar për interesta të KEDS’it.

“Çka kemi parë në dy muajve të fundit nuk është vetëm ZRE-ja që ka punu për interesat e KEDS-it, është edhe qeveria. KEDS-i ishte privatizu për 24 milionë euro për një vlerë jashtëzakonisht të vogël, por gjatë veprimtarisë së saj fitim neto ka pasur 142 milionë euro, kurse vetëm gjatë dy muajve të fundit të qeverisë Kurti, kjo kompani është subvencionuar me rreth 45 milionë euro, pra dyfishin e vlerës që është shitur:, ka thënë Krasniqi për Info Magazine.

Krasniqi tha se nëse KEDS nuk mundet me furnizu vendin me energji elektrike atëherë le të dështojë e le të nacionalizohet.

“Nëse KEDS-i është përgjegjës me na furnizu me rrymë e nuk po ia del me ba një gja të tillë pse na duhet me i dalë në ndihmë KEDS-it, le të dështojë KEDS-i e po e nacionalizojmë.. kanë thanë që na kushton shtrenjtë por prapë neve po na bie me pagu gati 200 milionë… Kjo qeveri ish dashtë me ma ba mu zgjidhjen, jo zgjidhja me i dhanë pare KEDS-it.. shumë ma mirë është zgjidhja që me ia ba si Shqipëria, qeveria me e nacionalizu KEDS-in edhe me rrezikun që duhet me pagu diçka shtesë, e dyta është rritja e kapaciteteve”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit me vendimet e Qeverisë së Kosovës, qytetarët po e subvencionojnë KEDS’in edhe përmes tatimeve edhe përmes shtrenjëtimit të energjisë elektirke.

“Qeveria e Kosovës po i ndan përmes subvencionit direkt edhe 75 milionë euro, kurse përmes aprovimit të kërkesës së ZRE-së diku edhe 60 milionë euro shtesë, brenda një viti po i bie që me ia subvencionu KEDS-it prej tatimeve dhe pagesë sonë afër 200 milionë euro. Përveç që po paguajmë më taksa tona na tash do të paguajmë edhe përmes rritjes së çmimeve”, ka shtuar ai.

“Në momentin që qeveria subvencionon KEDS-in, jemi duke folur për subvencionim të një kompanie private me pare tona, në momentin që qeveria merr vendim për rritje të çmimeve për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 megavat orë energji, kjo i bie që ne po paguajmë dyfish”, tha ai.

Ai ka thënë se këtë problem vendet e rajonit e kanë zgjidhur më herët teksa nuk e ka përjashtuar edhe mbajtjen e protestave.

Shpërndaje në: