Krasniqi: VV dhe LDK mund të bëjnë koalicion nga frika se do të humbin zgjedhjet

Krasniqi: VV dhe LDK mund të bëjnë koalicion nga frika se do të humbin zgjedhjet

Memli Krasniqi ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje mund të bëjnë koalicion parazgjedhor nga frika se mund t’i humbin zgjedhjet. Këto komente ai i ka bërë në emisionin Debat Plus të Tv Dukagjinit.

‘Vetëvendosja dhe LDK mund të bëjnë koalicion parazgjedhor nga frika se mund t’i humbin zgjedhjet. PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje. Pas zgjedhjeve, PDK nuk ka vija të kuqe’, ka thënë Krasniqi shkruan Periskopi.

Krasniqi në këtë emision ka folur për tema të ndryshme, si taksa dhe PDK-ja, dialogu, koalicionet e PDK’së dhe tema të tjera që lidhen me ketë parti./Periskopi/

Shpërndaje në: