Krasniqi: Zonja Vasfije ka disktuar me PDK-në tri javë, pavarësisht që shkoi në VV, i bën nder Kuvendit

Krasniqi: Zonja Vasfije ka disktuar me PDK-në tri javë, pavarësisht që shkoi në VV, i bën nder Kuvendit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zbuluar se kanë biseduar me Vasfije Krasniqin për t’iu bashkuar listës së deputetëve të PDK’së.

Krasniqi tha se tri javë më herët kishin diskutuar me Vasfijën.

“Po, deri të shtunën në mëngjes sepse të shtunën janë dorëzuar listat. Me kohë të Amerikës qysh i ka ra, por në 6 në mëngjes ka thënë se megjithatë vendosa me shku në listë të VV’së”, tha Krasniqi.

“Absolutisht, për ne, pak a shumë në një moment ka qenë punë e kryer, por mandej çka ka ndodh në ndërkohë”, tha Krasniqi.

“Unë s’kam biseduar me të direkt por i di diskutimet…Ka qenë një diskutim goxha i hapur dhe me njerëz të afërt të saj. Dy ditët e fundit jemi njoftuar që është duke negociuar edhe me VV’në, konkretisht me z.Kurti dhe dikë tjetër’, shpjegoi Krasniqi.

“Ka qenë vendim i saj të cilin e respektojmë. Për ne ka qenë me rëndësi me ja ofru një platformë të cilën ajo e ka kërkuar. Shpresoj shumë, pavarësisht që është në listën e VV’së, që të zgjidhet deputete”

Tutje ai tha se kërkesa e Vasfijes kishte qenë numri tre në listë.

“Ka pasë me qenë numrin 3 e ka kërku dhe ne ja kemi dhënë”, tha ai./Periskopi/

 

Shpërndaje në: