Krejt dhe Drejt në Shtime: Militantët e VV në Prishtinë e shpallin kandidat Aliun “Reformator i Madh”

Krejt dhe Drejt në Shtime: Militantët e VV në Prishtinë e shpallin kandidat Aliun “Reformator i Madh”

VV nuk ka pasur sukses në zgjedhjet lokale të 17 tetorit duke pësuar debakle e debakle nëpër komuna të mëdha. Por, ishte një komunë ku pati rezultat pozitiv: Shtimja.

Shtimja ende nuk është fituar, por megjithatë mori rezultat të mirë elektoral duke dalë e para me 59 vota dallim nga kandidati i PDK-së, Naim Ismajli.

E, militantët e VV-së që janë dëshpëruar me rezultatet e partisë së tyre, e kanë shpallur kandidatin e tyre në Shtime, Qemajl Aliun “Reformator i Madh”, duke thënë se “do të fitojë bindshëm gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale”, përcjell Periskopi.

VV nuk ka pasur ndonjë komunë tjetër ku ka shënuar rezultat të mirë përveç Shtimes.

Ata janë në balotazh në 12 komuna, por kanë humbur rreth 280 mijë vota në raport me zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shpërndaje në: