“Krejt lajmet kenë kundër VV’së”: Bulliqi i kërkon moderatorit t’i ndryshojë lajmet

“Krejt lajmet kenë kundër VV’së”: Bulliqi i kërkon moderatorit t’i ndryshojë lajmet

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpjetim Bulliqi, i cili është edhe kandidat përsëri për këtë post në zgjedhjet e 17 tetorit, është ‘nervozuar’ pak me lajmet në t7.

Bulliqi derisa po pritste në emisonin ‘Frontal’ për paraqitjen e tij, u nervozuar me lajmet që po lexonte moderatori Arsim Lani.

Sipas Bulliqit të gjitha lajmet ishin kundër Vetëvendosjes dhe kërkoi që kjo të ndryshohet.

“Nga ajo që dëgjova, qe se krejt lajmet kenë kundër Vetëvendosjes, dhe është mirë të ndrrohen pak, andaj nuk kesh nervoz po u çudita”, tha Bulluqi, trasnmeton Gazeta Metro.

Mirëpo, moderatori Lani, tha se është detyrë e gazetarëve të raportojnë ashtu siç ndodhin ngjarjet, dhe nuk ka lajme veç kundër dikujt.

Shpërndaje në: