Krejt mjekët dhe infermierët e Kosovës nga java tjetër në grevë

Krejt mjekët dhe infermierët e Kosovës nga java tjetër në grevë

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të enjtEn me datë 25.11.2021 të mbajë grevë të përgjithshme një ditore tetë orëshe.

Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të  Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.

“Qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkoj sa më parë në Parlament kurse i  njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022. FSSHK-së paralajmëron se Grevat  dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet nga FSSHK.

 

Shpërndaje në: