“Krejt organet përdori”: Si po e përjetojnë militantët e VV-së kërcënimin ndaj Albin Kurtit?

“Krejt organet përdori”: Si po e përjetojnë militantët e VV-së kërcënimin ndaj Albin Kurtit?

Si po e përjetojnë kërcënimin ndaj Albin Kurtit që po dyshohet të jetë bërë nga faqja “Shes Blej” militantët e Vetëvendosjes në grupin “Me Kryeministrin”?

Militantët e Vetëvendosjes, shumica prej të cilëve tashmë të rehatuar nëpër institucione shtetërore, njihen për shpërthime emocionale dhe për kultivimin e kultit të personalitetit të Albin Kurtit.

Prandaj, kërcënimi i djeshëm që u raportua tashmë edhe nga Policia e Kosovës, i ka dhënë një të shtyrë aktivititetit të tyre në grupin Me Kryeministrin, ku postojnë edhe deputetë të ndryshëm të Vetëvendosjes.

Së fundi, pasi edhe kryeministri Kurti u deklarua për rastin, aty shprehet solidariteti i plotë me të.

“Kryeministër, jemi me ty. Gjitha organet e rendit përdori për sigurinë tënde, ngase siguria juaj, është edhe siguria e popullit.” – shkruhet në njërin postim.

Fjalime të tilla përshkruajnë gjendjen politike në rendet monarkiste, ku trupi i mbretit konsiderohej edhe trupi i shoqërisë, dhe anasjelltas.

 

Shpërndaje në: