Krejt po tuten nga Drake – klubi njohur paralajmëron lojtarët që të mos bëjnë foto me reperin kanadez

Krejt po tuten nga Drake – klubi njohur paralajmëron lojtarët që të mos bëjnë foto me reperin kanadez

Roma ia ka ndaluar futbollistëve të saj që të publikojnë foto me reperin e njohur, Drake

A keni dëgjuar për ‘Mallkimin e Drake-ut’ deri tash?

Kurdo që ky reper e takon një yll sporti, ai pëson humbje. Të paktën kështu shkruajnë mediet, transmeton Periskopi.

Universiteti i Kentuckyt dhe Toronto Rapters në basketboll gjetën humbjen, ashtu si Conor McGregor në luftë me Khabibin me mbiemër të vështirë.

Dhe në javët e fundit ky mallkim është shtrirë edhe në futboll me lojtarët si Pierre-Emerick Aubameyang, Jadon Sanchon dhe Sergio Agueron – që po shënonin e po shënonin para se ta takonin këngëtarin kanadez.

Por, tash viktimë ka rënë Layvin Kurzawa, ylli i PSG-së, që hyri në lojë nga banka në ndeshje me Lille e që e kishte bërë atë fotografi dy ditë më herët.

Mallkimi i Drake është bërë viral në rrjete sociale dhe tani është klubi italian, Roma që ia ka ndaluar futbollistëve të saj që të publikojnë ndonjë foto me reperin me famë botërore.

“Të gjithë lojtarëve të Romës iu ndalohet që të bëjnë foto me Drake deri në përfundim të sezonit,” shkruan faqja zyrtare e Romës në Twitter. /Periskopi/

Shpërndaje në: