Kremlini: Kemi planin tonë në rast të zgjerimit të NATO-s

Kremlini: Kemi planin tonë në rast të zgjerimit të NATO-s

Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur një plan për të garantuar sigurinë e vendit rë rast të zgjerimit të NATO-s, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Duke folur nga një konferencë në Moskë, Peskov tha se krahu i mbrojtjes së Qeverisë është duke punuar në garantimin e sigurisë së Rusisë, shkruan Anadolu Agency, përcjell Periskopi.

“Opsionet e tilla, në rast të zgjerimit të NATO-s, janë duke u shqyrtuar jo në Kremlin, por në Ministrinë e Mbrojtjes. Ne kemi thënë shumë herë se ekzistojnë plane relevante dhe puna është duke vazhduar për të garantuar sigurinë tonë”, theksoi ai.

Në përgjigje ndaj pyetjes në lidhje me vizitën e presidentin kinez në Rusi, Peskov mohoi raportimet se Xi kishte refuzuzar të vizitonte Rusinë, duke thënë se vizita do të ndodhë sapo që Pekini largon të gjitha masat kufizuese të Covid-19.

“Presidenti Putin ka një ftesë valide për të vizituar Kinën dhe Xi ka një ftesë valide për të vizituar Rusinë. Dhe sapo të largohen masat, do të kryhen të gjitha vizitat”, shtoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: