Krerët europian: Mjaft fajësuat Europën për problemet tuaja

Krerët europian: Mjaft fajësuat Europën për problemet tuaja

Liderët e Gjermanisë, Italisë dhe Francës, kanë mbajtur një takim për të diskutuar daljen e Britanisë nga BE’ja si dhe një seri çështjesh tjera.

Angela Merkel, Francois Hollande dhe Mattero Renzi, janë pajtuar për një bashkëpunim më të madh në lidhje që tu jepet mundësi më e madhe zhvillimi, sidomos të rinjve nëpër Europë.

Mirëpo, gjatë fjalës së tij, kryeministri italian, Mattero Renzi, ka thënë se vendet duhet të ndalojnë së fajësuari Europën për shkak të problemeve të tyre.

‘Për shumë populistë, Europa po fajësohet si fajtore për çdo gjë dhe që shkaku i saj gjithçka po shkon keq’, ka thënë Renzi./Periskopi/

 

Shpërndaje në: