Kreshnik Uka, ylli i javës në Superligë

Kreshnik Uka, ylli i javës në Superligë

Kreshnik Uka është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të të BKT Superligës së futbollit.

Sulmuesi drenicas i shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me Llapin, duke u bërë kështu lojtari i parë që shënon “hat-trick” këtë sezon në elitën e futbollit kosovar.

Për këtë, ai u shpërblye me çmimin që ndahet pas çdo xhiroje nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Banka Kombëtare Tregtare.

“Ylli i javës” i ka realizuar gjithsej 9 gola deri tash këtë edicion dhe radhitet në krye të listës së golashënuesve më të mirë të BKT Superligës.

Njëkohësisht, ai është lojtari kryesor i Drenicës.

Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “Ylli i Javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të.

Shpërndaje në: