Kreu i Degës dikur “zi e terr” për Pacollin, por VV’ja lidhi koalicion me AKR’në për Kamenicën

Kreu i Degës dikur “zi e terr” për Pacollin, por VV’ja lidhi koalicion me AKR’në për Kamenicën

Bajram Mavriqi, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, një kohë hidhte akuza të rënda në drejtim të kryetarit të subjektit politik [AKR] me të cilin ka bërë koalicion para-zgjedhor për zgjedhjet komunale.

Mavriqi në ‘Facebook’ e pati kritikuar një vizitë të kryetarit të AKR’së në komunën e Kamenicës, duke thënë se i ka gënjyer kamenicasit përmes premtimeve elektorale me premtime për punësim në këmbim të votës, shkruan Gazeta Express.

“Sot u preka shpirtnisht kur dëgjova se Behxhet Pacolli vizitoi Komunën e Kamenicës! Jo pse Ai e viziton Kamenicën, por pse ai vjenë dhe shprehet sikur gjithçka është në rregullë mes tij dhe qytetarëve të Kamenicës?! Të paktën do të duhej të ishte i sinqertë dhe të kërkonte falje për dy gënjeshtra-mashtrime që i bëri para fushatave elektorale zgjedhore. Në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale 2013, ai kërkoi votat nga shtresat më të varfura, duke u premtuar hapjen e një Fabrike të këpurdhave, në të cilën do ti punësonte në këmbim të votës për AKR”, shkruante Mavriqi.

“Të njejtin mashtrim e përseriti në Zgjedhjet Parlamentare 2014, por tani duke thënë Fabrika e Këpurdhave dështoi por do ta ndërtoi një Fabrikë për prodhim të Mobiljeve! Ai është mësuar që në çdo palë zgjedhje të gjejë 5-6 persona të cilët i përvetëson dhe i bënë që ti ndihmojnë në lansimin e mashtrimeve të tij! Por e paralajmëroj se tani më gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij nuk do të gjejnë mjeranë që i lanësojnë ato (Mjeranë po i quaj një pjesë të atyre që pa dashje u mashtruan dhe besuan në mashtrime e tij dhe e ndihmuan në zhvillim të mashtrimit ndaj shtresave më të varfura qytetare, mëkat i madh para Allahut), nuk ka qytetarë që mashtrohen, le të ikë largë nga ne, se ska më sukses…”, shkruante tutje ai.

 

I njëjti, përpara më pak se dy javësh ka vendosur firmën në dokumentin i cili njofton për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës Kosova e re (AKR).

Siç është dakorduar në dokumentin e nënshkrua, Kadri Rahimaj, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, do jetë kandidat i përbashkët i dy partive politike.

Shpërndaje në: