Kreu i SBASHK-ut në Podujevë demanton raportimet: Greva vazhdon në të gjitha shkollat

Kreu i SBASHK-ut në Podujevë demanton raportimet: Greva vazhdon në të gjitha shkollat

Fadil Halimi, kryetar i SBASHK-u në Komunën e Podujevës, ka thënë se në këtë komunë nuk ka filluar mësimi në asnjë shkollë me të gjitha klasat, pavarësisht thirrjeve të drejtorëve të shkollave për fillimin e mësimit.

Ai ka thënë se ka tentativa nga disa mësimdhënës që të nisin procesin mësimor, por deri të enjten nuk ka fillim të mësimit.

“Nga 40 shkolla fillore dhe të mesme dhe çerdhja, mësimi mund të ju konfirmojë se nuk ka filluar ende në asnjë shkollë, sepse i gjithë personeli është në grevë, pra nuk mundemi me thënë që ka filluar mësimi. Ka raste që në disa shkolla mësimdhënës kanë pranuar të fillojnë ditët në vazhdim, por sot për sot nuk ka mësim në asnjë shkollë”, ka thënë Halimi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai thotë është paralajmëruar që mësimi të nisë vetëm me klasat e para në shkollën “Enver Maloku” që nga dita e premte.

Po ashtu sipas tij mësimi është tentuar të nisë edhe në dy shkollat profesionale.

Ai ka thënë se mësimdhënësit janë unik për vazhduar grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Halimi ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje e shpejtë deri në javën e ardhshme.

Shpërndaje në: