Kreu i Lëvizjes për Drejtësi: Me LDK-në na lidh besimi në Zot dhe në familje
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me Lëvizjen për Drejtësi.
Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kreu i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi thotë se janë dy pika programore që e bashkojnë këtë lëvizje me LDK-në, e ato janë: Besimi në Zot dhe në familje.
Në konferencën për media ku edhe u bë ky nënshkrim, Qerkezi thotë se këto dy shtylla lidhin rrënjësisht programin e këtyre dy subjekteve politike.
“Ajo çfarë doja të shtoja në këtë takim janë dy pika programore të cilat na lidhin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e para është besimi në Zot dhe në familje. Janë dy shtylla që lidhin rrënjësisht programin e dy subjekteve në mënyrë që në emër dhe të realizojmë aspiratat e përbashkët”, ka thënë ai.
Pas kësaj marrëveshje, ai thotë se besojnë thellë në llogaridhënie në emër të drejtësisë dhe pikërisht janë këto që na bëjnë edhe më fortë , në mënyrë që rezultati të jetë më i bindshëm./Indeksonline/



