Kreu mardhënie seksuale me një vajzë 11 vjeçare, avokatja thotë se ka qëllime serioze

Kreu mardhënie seksuale me një vajzë 11 vjeçare, avokatja thotë se ka qëllime serioze

Gjykata e Lushnjes ka lënë në burg 19-vjeçarin F.H i arrestuar 2 ditë më parë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 11 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Avokatja e të riut Eva Gjeta ka deklaruar se vendimi i gjykatës sipas saj është i padrejtë dhe i pabazuar në prova, megjithëse vetë ajo pranoi se 19 vjeçari e ka marrë në shtëpinë e tij vajzën për qëllime serioze.

Sipas avokates “faji” është i vajzës pasi thekson se ajo nuk i ka treguar se është e mitur.

“Sapo dola nga ambientet e gjykatës ku u vlerësua seanca gjyqësore. Nga ana e organit të akuzës nuk u paraqit asnjë provë që të provohet fakti që i mbrojturi prej meje të ketë konsumuar një nga vepra për të cilat akuzohet. Por gjykata vendosi që të vendoset masa ‘arrest me burg’. Për ne ky është një vendim i pambështetur në prova. Djali nuk pranon të ketë kryer marrëdhënie seksuale. Ai pranon se e ka njohur prej një jave e ka marrë në shtëpi për qëllime serioze dhe në asnjë moment nga vajza nuk i është bërë me dije se ka qenë një e mitur. Me sa tha prokuroria i është bërë ekspertiza vajzës por nuk ka dalë përgjigjia, jemi të detyruar të presim”– tha avokatja.

Lexo edhe:  Fevziu: Haklajt kërcënuan gazetarin, u vranë një ditë para afatit që na dhanë

I riu është arrestuar 2 ditë më parë, ndërsa pritet të dalin rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen./ABC News Albania

Shpërndaje në: