Kreu marrëdhënie duke i premtuar rrejshëm martesë, gruaja nga Ferizaj e raporton një burrë në polici

Kreu marrëdhënie duke i premtuar rrejshëm martesë, gruaja nga Ferizaj e raporton një burrë në polici

Një grua ka raportuar në polici se ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë, i cili i kishte premtuar se do të martohej me të.

Rasti ka ndodhur më 6 nëntor, ndërkaq ankuesja e ka raportuar në polici më 25 nëntor.

Policia ka bërë të ditur se sipas ankueses, me të dyshuarin ishte njohur në rrjete sociale, ndërkaq ai i kishte premtuar se do të martohet me të nëse kryejnë marrëdhënie seksuale.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Ferizaj, 06.11.2021 – 11:00. Me 25.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe me datën e lartcekur, kishte pasur marrëdhënie intime me të njëjtin duke premtuar se do ta martojë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Shpërndaje në: