Kreu vrasje 10 vjet më parë dhe iku, kosovari arrestohet në Belgjikë

Kreu vrasje 10 vjet më parë dhe iku, kosovari arrestohet në Belgjikë

Një i dyshuar që kishte kryer vrasje gati 10 vjet më parë në Junik, e më pas kishte ikur, është arrestuar në Belgjikë dhe dje I është dorëzuar autoriteteve të Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 16 maj 2012.

“Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull  kosovar i cili kishte bërë vrasje të rëndë dhe ishte arratisur nga Kosova. I dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe sot i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, njofton policia përmes raportit,

Shpërndaje në: