Kreu vrasje në Gjilan vitin e kaluar, tek tash arrestohet nga policia

Kreu vrasje në Gjilan vitin e kaluar, tek tash arrestohet nga policia

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, nën dyshimin për përfshirjen në vrasjen e një 50 vjeçari, që ndodhi më 12 shtator të vitit të kaluar.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

50 vjeçari me prejardhje nga Bujanovci, ishte privuar nga jeta përderisa ndodhej në një kafiteri afër parkut në Gjilan.

Ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona, të cilët më pas u arratisën.

 

Shpërndaje në: