Krijesa misterioze ilire po bredh nëpër Slloveni

Krijesa misterioze ilire po bredh nëpër Slloveni

Ky artikull është përgatitur për BBC nga Martina Zoldos vjen i përkthyer nga Periskopi në gjuhën shqipe.

Krijesa e leshtë po e dëbon stinën e dimrit tej.

Në ditët që e pasojnë karnavalin vjetor të Shrovetideve, një figurë e fuqishme e e madhe maskohet dhe iu shkon fshatarëve derë-më-derë në Slloveninë veri-lindore që të sjellë pranverën e me të edhe bollëkun te banorët vendës.

Në tokën pjellore të këtij rajoni të Sllovenisë, mes fushave të pafundme me grurë dhe vreshtave kodrinore, jeton një krijesë e leshtë e mistike, tepër e dashur nga vendalitë. Ajo paraqitet, shkruan Periskopi, çdo vit gjatë karnavalit të Shrovetide-ve, kur këta banorë vishen me maska dhe kostume dhe kërcejnë në shesh, mbajnë parada e festa tjera nëpër rrugë.

Sipas besimeve antike, figura e leshtë, e quajtur kurent, e heqë dimrin nga ai vend dhe ndihmon në sjelljen e lumturisë, bollëkut dhe vreshtave të mira e pranverës së mbarë në vend. Ai është karakteri më i njohur nga të gjitha karnavalet.

Origjina e kurentit ;sht; e mbushur me mister. Disa hipoteza e lidhin atë me ilirët ndërsa të tjera me keltët që jetonin në atë rajon mes viteve 1000 deri në 3000 para lindjes së Krishtit.

Rituali i përvitshëm ishte bërë aq i rëndësishëm për banorët lokalë sa në dhjetor të vitit 2017, xhirot derë-më-derë të tij u mbishkruan në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESC0-s.

Kjo krijesë mban veshje tepër të rëndë e të pasur. Një mantel me lëkurë të deles; gërsheta të kuqe apo të gjelbërta; çizme të zeza etj. /Periskopi

Shpërndaje në: